Lajmi i fundit:Zbulohet klubi i ri i Mascheranos, ja cili është ky klub

  13 Dec 2017

Javier Mascherano thuhet se është afër rikthimit në klubin e tij të fëmijërisë, River Plate.

Mbrojtësi i Barcelonës nuk ka qenë aktiv në fushë për një muaj, transmeton Gazeta Blic.

Por trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde thotë se nuk po mendon për shitjen e argjentinasit.

 

Sipas mediave spanjolle, menaxheri i River Plate, Enzo Francescoli dhe presidenti i klubit Rodolfo D’Onofrio kanë qenë në kontakt me Mascherano për të vlerësuar interesin e tij, për tu rikthyer tek ky klub.

Barça dëshiron të marrë të paktën 7 milionë funte nëse ata do të shesin 33 vjeçarin, dhe kjo mund të jetë një pengesë e madhe që ky plan të realizohet.

Kjo, pasi që klubi argjentinas mund të jetë në gjendje të paguaj vetëm rreth 2.5 milionë funte.

Megjithatë, Mascherano mund të bjerë poshtë listës së katalanasve, me ardhjen e kolumbianit, Yerry Mina tek ky klub në afatin kalimtar të janarit

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.