Gazetari Erl Murati ka bërë një deklaratë të fortë në në Ora News.
Ai tregoi një rast kur zyrtarë të Prokurorisë i kanë kërkuar që mos publikojë në gazetë dëshminë e Julian Sinanajt ku tregon emra konkretë për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajt Konomi.
Erl Murati: Kam një episod konkret në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajt Konomi. Disa vite më parë gazetarja Klodiana Lalaj siguroi dëshminë e parë të Julian Sianajt në Prokurori. Kur e kemi publikuar dëshminë pata një telefonatë nga Prokuroria pranë mesnatës. Pse? Julian Sinanaj në dëshminë e tij filste për emra konkretë për vrasësit e gjyqtarit Skerdi Konomi, më pas këto emra janë bërë publik. Më kanë telefonuar zyrtarët e Prokurorisë dhe më kanë thënë që kjo dëshmi është e pasaktë sepse Sinanaj e ka dhënë këtë dëshmi në 3 të mëngjesit dhe ka qenë shumë i lodhur.
Dhe këta emra konkretë që Sianaj ka përmendur për vrasjen e Konomit nuk ishin marrë në pyetje nga Prokuroria. Unë u shokova për fakti që Prokuroria në vend që të vihej në lëvizje nga kjo tentonte ti mbushte mendjen një kryeredaktori që mos e publikonte këtë.
Theme : Good News Lite