fbpx

LAJMI I FUNDIT:Vdes aktivisti i Vetevendosjes(FOTO)

  19 Dec 2017

Aktivisti më i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje Iljaz Susuri, i cili gjithherë kishte marrë pjesë në protesta ka ndërruar jetë sot – shkruan Periskopi.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur aktivisti i kësaj Lëvizje, Artan Abrashi, i cili përmes rrjetit social “Facebook” u shprehi ngushëllime familjarëve për humbjen e tij.

“Lajm i hidhur vdekja e bacës Iljaz nga Zhuri, aktivistit tonë më të vjetër dhe më të devotshëm. Që prej themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk na la asnjëherë të vetmuar në protesta e demostrata tona. Ku ishte padrejtësia ai ishte aty. Një jetë e tërë bashkëudhëtim me fatin e Kosovës, në tragjedi dhe gëzime. Ishte shembull i shpirtit të pamposhtur dhe i rezistencës deri në frymën e fundit”, shkruan ndër të tjerash Abrashi.

Lexoni të plotë shkrimin e tij në rrjetin social Facebook:

Lajm i hidhur vdekja e bacës Iljaz nga Zhuri, aktivistit tonë më të vjetër dhe më të devotshëm. Që prej themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk na la asnjëherë të vetmuar në protesta e demostrata tona. Ku ishte padrejtësia ai ishte aty. Një jetë e tërë bashkëudhëtim me fatin e Kosovës, në tragjedi dhe gëzime. Ishte shembull i shpirtit të pamposhtur dhe i rezistencës deri në frymën e fundit. Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurit të tyre. Ai çdohere do të jetë në sheshe dhe zemrat tona. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Iljaz Susuri.