Mëngjesin e së mërkurës Policia e Kosovës ka qëndruar te banesa e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kurti do të duhej të paraqitej në seancën për shkak se po akuzohet nga Prokuroria për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Një patrullë e Policisë së Kosovës më pas është larguar nga hyrja e banesës së Kurtit, e as deputeti i VV-së nuk është parë të ketë qenë aty, raporton lajmi.net.
Kurti disa herë është dërguar në gjykatë nga policia, sepse ka refuzuar të marr pjesë në seanca.
Ndaj Kurtit është lëshuar fletarrestim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Theme : Good News Lite