LAJMI I FUNDIT:PDK humb edhe nje deputet!

  11 Dec 2017

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu që mori votat për të parin e komunës së Ferizajt në zgjedhjet për balotazh, ka dorëzuar edhe zyrtarisht sot dorëheqjen nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic vetë Aliu që tha se nga sot është certifikuar si kryetar i komunës.

”Sot e kam dorëzuar dorëheqjen si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot jam certifikuar si kryetar i komunës edhe do të vazhdoj sigurisht detyrën si kryetar komune”, tha ai.

 

Këtë dorëheqje Aliu e ka paraqitur para kryetarit të kuvendit, Kadri Veselit si dhe para KQZ-së.

”Sot e kam paraqitur dorëheqjen edhe para kryetarit të kuvendit, edhe para KQZ-së edhe tash janë vetëm procedurat ligjore, përndryshe unë e kam përfunduar mandatin tim”, përfundoi ai.

Kandidati i PDK-së në zgjedhjet për balotazh ka marrë 53.2 përqind, ndërsa Muharrem Svarqa i Lidhjes Demokratike të Kosovës 46.8 përqind.

Agim Aliun e Partisë Demokratike të Kosovës do ta zëvendësoj Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.