LAJMI I FUNDIT:Mesfushori i kombetares sone ne spital(FOTO)

  17 Dec 2017

Mesfushori i Kombëtares Kamer Qaka ka përfunduar në spital pak ditë më parë pas një komplikacioni shëndetësor.

Futbollisti 22-vjeçar bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë muajin e kaluar, në miqësoren me Turqinë.

Pas kësaj ndeshje ai mori oferta nga skuadra e njohur portugeze Sporting Braga, CSU Craiova si dhe CFR Cluj në Rumani.

Por siç duket merkato e dimrit dhe ofertat e ndryshme nuk janë problemet kryesore për Kamer Qakën në këto momente. ai ka kaliar një moment të vështirë për shkak të inflamacionit në veshka.

Trajneri i tij Pioli Lasi tha:

“Të shohim nëse do të jetë gati. Është stërvitur, por vjen nga një javë që nuk ka qenë pjesë e stërvitjes. Të shpresojmë që të rikuperohet plotësisht.”

Mesfushori është vlerësuar shumë për performancat e mira gjatë këtij sezoni.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.