Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për vizitën në Bruksel, e cila u bë temë debate në opinionin public.
Ai ka thënë se qëndrimi i tij është I njohur për cështjen e dialogut.
“Ju e dini se unë kam qenë kundër mënyrës se si është zhvilluar dialogu në pjesën e dytë, gjegjësisht nga viti 2013”, ka thënë ai, në Klan Kosova, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj ka thënë se ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në këtë dialog.
Shefi i Qeverisë ka bërë të ditur t’u ketë thënë zurtarëve të BE se është e padrejtë që Serbisë t’i jepet statusi i Shtetit anëtar, e ne të mos na jepet as liberalizimi i vizave.
Haradinaj ka thënë se shumë shpejt Kosova do të marrë lajmin e madh për liberalizimin e vizave.
Kjo sipas tij, u erdhi në befasi zyrtarëve të Brukselit zyrtar, raporton Gazeta Blic.
Theme : Good News Lite