LAJMI I FUNDIT:Bëhen bashkë Alternativa-LDK-AKR-LVV për të mboshtur AAK-në këtë komunë

  15 Nov 2017

Bashkë për Gjakovën, titullohet koalicioni i sapo zyrtarizuar në Gjakovë në mes të Alternativës, Levizjes Vetëvendosje, LDK-së dhe AKR-se për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 19 Nëntorit.

Me këtë rast, përmes një konference për media, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës bashkë me kryetarët e degëve të këtyre partive, në adresimin e tyre kanë shprehur gadishmërin për të bashkëpunuar në katër vitet e ardhëshme në bashkëqeverisje, në mënyrë që Komuna e Gjakovës të vazhdoj rrugëtimin e zhvillimit në të mirë të gjithë banorëve dhe qytetarëve të saj.

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, ka thënë se ky bashkim i shërben të ardhmes së Gjakovës për katër vitet e ardhëshme, përmes objektivave tona të përbashkëta programore si forca progresive politike në Komunën e Gjakovës.

Nga ana tjetër, deputeti I Kuvendit të Kosovës, Driton Çaushi, ka deklaruar se jemi para një date të rëndësishme të Komunës së Gjakovës, e cila ditë është një udhëkryq në mes të një qeverisje potenciale dhe një rreziku tjetër që duhet në cdo kusht të parandalohet.

Edhe Kryetari I degës së LDK-së në Gjakovë, z. Luan Gola, ka konfirmuar përkrahjen për kryetaren Mimoza Kusari Lila, duke thënë se me bashkimin e këtyre subjekteve, qytetarëve të Komunës së Gjakovës ju ofrohet një qeverisje edhe më e mirë për katër vitet e ardhëshme.

Ndërsa, kryetari i Degës së AKR-së në Gjakovë, Edmond Dushi, ka vlerësuar se me Alternativën si subjekt liberal mund të kontribuojnë edhe ne realizimin e pikave programore të AKR-së.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila dhe koalicioni “Bashkë për Gjakovën”, një zëri I kanë bërë thirrje mqytetarëve të Komunës së Gjakovës, që në mënyrë masive të dalin në zgjedhjet e 19 Nëntorit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.