fbpx

LAJMI I FUNDIT: Vetëvendosje sapo e mori këtë veprim!

  24 Nov 2017

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot do t’i drejtohet Gjykatës Supreme, në lidhje me vendimin e fundit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kërkoi rinumërim të të gjitha votave në Prizren dhe në Prishtinë.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi të lëshuar për media nga ana e kësaj partie, raporton gazeta Blic.

“Sot, me datën 24 nëntor 2017, në ora 13:30, përfaqësuesit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzojnë ankesën ndaj vendimit të PZAP-së, i cili çon në rinumërim të tërësishëm Prishtinën e Prizrenin në Gjykatën Supreme. Ju ftojmë të jeni prezentë!”, thuhet në këtë njoftim.

Ndryshe, zyrtarë të VV-së dje e kanë kundërshtuar këtë vendim të PZAP-it, me arsyetimin se mund të vidhen votat ne kutitë e votimit në QNR, ngase kutitë e votimit nuk kanë qenë në karantinë.