LAJMI I FUNDIT: Tani po ndodh në Mitrovicë

LAJMI I FUNDIT: Tani po ndodh në Mitrovicë

  22 Apr 2019

Pas 3 orë të kaluara nga shembja e objektit të ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe trupat e FSK-së të cilat kanë filluar menjëherë kërkimet me ndihmën e qenve për gjetjen e personit nën rrënoja.

Punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes janë ndalur, ndërkohë që vazhdon kërkimi për shpëtimin e një personi që dyshohet të ketë mbetur brenda rrënojave.Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Ndalimi i punës së ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave ka ardhur për shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit.Ndryshe, katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.