LAJMI I FUNDIT || Takohen PDK dhe LDK…

Grupet për koalicion  nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Partia Demokratike e Kosovës sot kanë zhvilluar një takim për mundësinë e një koalicioni në nivel lokal, për Komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta Blic.

Burimet kanë bërë të ditur se ky takim është zhvilluar sot me c’rast  PDK i ka  bërë një ofertë të majme LDK-së.

Sipas kësaj oferte, PDK i ka premtuar LDK-së më shumë se gjysmën e pushtetit në këtë komunë, nëse do ta mbështesin kandidatin  Shaqir Totaj, në balotazhin e 19 nëntorit.

Gjithashtu, sipas burimeve të  Gazetës Blic premtim tjetër që PDK i ka bërë LDK-së, ka të bëjë me atë se nëse fiton Totaj, asnjë parti tjetër nuk do të jetë pjesë e koalicionit pos PDK-së e LDK-së.

Sipas këtyre burimeve në këtë takim LDK ka qenë e përfaqësuar nga Grupi Negociues i përbër nga katër anëtar, derisa nga PDK në takim ka qenë Shaqir Totaj dhe Kujtim Gashi.

LDK ditë më parë ka marrë vendim që ta emëroj një grup negociues për të negociuar me VV-në dhe PDK-në për koalicion për balotazh. Këtë grup sipas mediave e përbëjnë: Haxhi Avdyli, Fatmir Memaj, Haziz Hodaj dhe Xhavit Ukaj.

Në zgjedhjet e 19 nëntorit në Komunën e Prizrenit do të përballen në balotazh Shaqir Totaj i PDK-së dhe Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për Komunën e Prizrenit në zgjedhjet e tetorit ka marrë 19.68% të votave.