Lajmi i fundit, sulmohet Vetvendosja

  30 Sep 2017

Zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë janë sulmuar mbrëmë rreth orës 22:30, përderisa aktivistët e Pejës kanë qenë në zyrë duke punuar për përgatitjen e tubimit të sotëm.

Xhamat e thyera dhe gurët e mëdhenj brenda zyreve janë evidentuar nga policia, që është njoftuar pas këtij sulmi. Ftojmë organet e rendit ta zbardhin këtë rast sa më parë.

Jemi në fushatë zgjedhore dhe sulmet e tilla tregojnë për frikë të kundërshtarëve. Zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nëpër Kosovë kanë qenë shpeshherë në shënjestër të sulmeve. Nuk ka sulm që do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshim dhe ta frikësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Organizimi dhe puna jonë për tubimin ka vazhduar. Tubimi i sotëm në Pejë do të jetë madhështor. I ftojmë qytetarët e Pejës të marrin pjesë sot në tubim dhe të votojnë më 22 tetor. Për Pejën. Me mendje e me zemër për  Vetvendosje!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.