Balton Dërguti, shef i kabinetit të kryetarit të deritashëm të Ferizajt, z.Muharrem Sfarqa është futur në aksion për të blerë voten per shefin e tij. Derguti, sipas nje inçizimi që ka arritur në redaksinë e portalit Kosovanews, i kërkon një votuesi që të siguron votën familjare për z. Sfarqa në kembim të të hollave.
Sipas këtij votuesi anonim, LDK në Ferizaj edhe në raundin e parë me 22 Tetor, përdori po të njejtat metoda për të manipuluar me voten e qytetarit.