Lajmi i fundit sapo erdhi nga Haradinaj dhe Mustafa, ja çka u vendos!

  01 Oct 2017

 Demarkacioni me Malin e Zi ende mbetet një sfidë serioze për institucionet e vendit. Kryeministri Ramush Haradinaj shpreson se komisioni i ri do ta vlerësoj saktë kufirin midis dy shteteve derisa thotë se Kosova nuk a votë për versionin aktual. Ndërsa, kryetari i LDK-së Isa Mustafa mendon se duhet të kryhen kushtet e caktuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave. Në Vetëvendosje presin nga komisioni i ri ta bëjë rishikimin e marrëveshjes nga fillim

Isa Mustafa edhe tash kur ndodhet në opozitë dhe nuk është kryeministër, në një deklaratë për rtv21.tv ka bërë të ditur se vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë për marrëveshjen e demarkacionit, të nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015.
“Tash unë nga kjo pozitë nuk dëshiroj të jap udhëzime se si kjo gjë duhet të bëhet, sepse duhet t’i marrin përgjegjësitë qeveria e tanishme edhe Kuvendi, por jam i bindur se ne duhet të plotësojmë kushtet e BE-së”, tha Mustafa.
Ai më tutje konstatoi se duhet gjetur zgjidhje për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në Zonën Shengen.
“Unë mendoj se duhet të gjindet zgjidhja për liberalizimin e vizave, por edhe për plotësimin e kushtit të Bashkimit Europian për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, tha Mustafa.

Njëri nga kriteret e mbetura të Komisionit Europian që institucionet kosovare duhet ta plotësojnë për liberalizim vizash është demarkacioni me Malin e Zi. Kushti tjetër është një historik solid i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por Ramush Haradinaj tha për RTV 21 se për versionin aktual të demarkacionit nuk ka vota në Kuvend.
“Nuk ka votë Kosova për këtë version. Kjo është e vërtetë. Kush doni me ia qitë lapsin e gjani që s’janë dy të tretat për këtë version”, tha Haradinaj.

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, kur Haradinaj vizitoi Tiranën të mërkurën, tha që beson se Haradinaj do të lëvizë nga pozicioni i tij opozitar për demarkacionin, tash kur është në qeveri.
Por Haradinaj në vendimin e tij të parë si kryeministër shkarkoi pikërisht komisionin që caktoi vijën kufitare me Malin e Zi, sipas marrëveshjes së gushtit 2015, duke emërua arnëtarë të rinj të këtij komisioni.

Haradinaj tha për RTV 21 se komisioni i emëruar prej tij do ta gjejë të vërtetën e kufirit me Malin e Zi.
“Ata që janë në komision, ata e gjajnë të vërtetën. Atë të vërtetë ne ose do ta bëjmë marrëveshje me Malin e Zi, ose nuk ka marrëveshje”, tha Haradinaj.

Edhe deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj- Bujupi pret që komisioni i ri ta korrigjojë marrëveshjen aktuale.
“Rrjedhimisht, komisionit të ri duhet t’i jepet kohë që të përgatisë dhe të propozojë vesionin e ri për të cilin shumë nga antarët e komisionit të ri kanë pasur një qasje të duhur dhe të drejtë”, tha Donika Kadaj- Bujupi, duke shtuar se po pret që ata të dalin me versionin e korrigjuar.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.