fbpx
LAJMI I FUNDIT: Ramush Haradinaj nesër udhëton për në SHBA, kjo është arsyeja

LAJMI I FUNDIT: Ramush Haradinaj nesër udhëton për në SHBA, kjo është arsyeja

  05 May 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të premten, më 6 maj, do të udhëtojë për në SHBA, raporton Gazeta Demos.

Vizita e Haradinajt në SHBA, siç ka mësuar Gazeta Demos do të zgjasë disa ditë, dhe parasheh qëndrimin e kreut të AAK-së edhe në Washington, ku pritet të ketë disa takime me zyrtarë të ndryshëm nga Departamenti i Shtetit.

Gazeta Demos ka marrë një konfirmim nga ana e partisë së Haradinajt rreth vizitës së tij.

Ndryshe, gjatë këtij muaji vizitë zyrtare në SHBA ka paralajmëruar edhe Kryeministri Albin Kurti, por se datat dhe agjendat e saj ende nuk janë njoftuar.