fbpx
LAJMI I FUNDIT: Putinit dhe Rusisë sot i ndodhi më e keqja

LAJMI I FUNDIT: Putinit dhe Rusisë sot i ndodhi më e keqja

  09 May 2019

Moti i keq në Moskën, pengon Putinin të tregojë Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë duke vëzhguar paradën ushtarake të Ditës së Fitores në Moskë në Sheshin e Kuq, duke deklaruar se vendi do të vazhdojë të forcojë forcat e veta të armatosura.

Sipas mediave të huaja, njeriu më i fuqishëm i Kremlinit shkoi për të parë paradën, në të cilën ishin pjesëmarrës rreth 13.000 trupa dhe më shumë se 130 njësi të armatimit, të cilët bënë paradën e tyre nëpërmjet kryeqytetit si një shfaqje e forcës ushtarake ruse.

Duke iu referuar betejës së vendit të tij me Gjermaninë naziste, Putini më pas paralajmëroi se ‘mësimet e luftës së kaluar janë të rëndësishme edhe më tej’.

Lidhjet e Rusisë me Perëndimin u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe Moska ka vazhduar të sfidojë Shtetet e Bashkuara nëpërmjet mbështetjes së saj të vendosur për presidentin sirian Bashar al Assad dhe presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.

Ndër qindra pjesë të pajisjeve ushtarake të paratuara para veteranëve dhe personaliteteve ishte lëshuesja e raketës bërthamore inter-kontinentale Yars e Rusisë dhe sistemi i avancuar raketor i mbrojtjes ajrore S-400, të cilin Moska e ka vendosur në Siri për të mbrojtur forcat e veta.

Sipas DailyMail, vendimi për anulimin e ekspozitës ajrore ndodhi në minutat e fundit, për shkak të “kushteve të këqija të motit”.

Pavarësisht anulimit, Putini u zotua për të siguruar aftësitë ushtarake të Rusisë.