fbpx

LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan…

  01 Dec 2017

Policia ka njoftuar se dje i dyshuari mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

Motivet e kësaj plagosjeje janë ende të panjohura ndërsa lidhur me rastin është konfiskuar një arme me një karikatorë të zbrazët dhe dy karikatorë tjerë me 11 fishekë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.