LAJMI I FUNDIT || Ky zyrtar i LDK-së, shpallë kandidaturën për kryetar të partisë


Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një intervistë për RTV Dukagjini ka folur për zgjedhjet locale.

Ai ka thënë se LDK është fituese e zgjedhjeve. Sipas tij, LDK pos Anamoravës, një rikhtim të madh e ka bërë edhe në Prishtinë.

Duke folur për zgjedhjet e brendshme në LDK, ai ka thënë se do të ketë ndryshim të statutit, raporton Gazeta Blic.

Haziri ka thënë se ka ardhur koha për një transicion në LDK, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë që edhe ai të jetë një kandidatët e mundshëm për lider të partisë.

Sipas tij, është koha për një gjeneratë të re në krye të kësaj partie, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se ai dhe disa të tjerë kanë qenë të ri kur kanë hyrë në LDK.

“Natyrisht se jam edhe unë do të jem një nga kandidatët dhe do të kandidoj“.

Ndryshe, LDK udhëhiqet nga kryetar Isa Mustafa i cili erdhi në këtë pozitë më 2011.

Në zgjedhjet e fundit të brendshme, Isa Mustafa edhe se u sfidua nga Vjosa Osmani, kjo e fundit nuk u lejua që as të futej në votim.

Para tij kryetar ishte Fatmir Sejdiu, i cili erdhi në krye të kësaj partie pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.