Republikës së Kosovës sapo i është shtuar edhe një njohje.
Është shteti i Madagaskarit që e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Lajmin e kanë të ditur për Gazeta Blic nga kabineti i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Mësohet se Pacollit i është konfirmuar personalisht kjo njohje e Kosovës.
Ndryshe, njohja nga Madagaskari është e 115, raporton Gazeta Blic.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pacolli ka theksuar se ministri i jashtëm i këtij vendi, Rabary Njaka personalisht ia ka konfirmuar njohjen e këtij vendi, derisa ka shtuar se shumë shpejt do të vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike.