LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet kryeministri

  20 Dec 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj, këto ditë kishte thënë se për një kohë të shkurtër qytetarët e Kosovës do të marrin lajme të mira për viza, por një gjëje të tillë ai nuk i qëndroi mbrapa, të paktën kështu la të nënkuptohet ai kur tha se “Ende nuk kemi në dorë diçka, mirëpo po presim”.

I tërë ky qëndrim i Haradinajt ndryshoi pas takimit që kishin kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të hënën në Bruksel.

Kreu i ekzekutivit, gjatë dorëzimit të punës së tij 100 ditore, tha se gjatë takimit me shefen për diplomaci të BE-së, Federica Mogherinin, kanë biseduar edhe për liberalizimin e vizave, mirëpo sipas tij, kjo nuk është dorën e Haradinajt, raporton “Zeri.info”.

”Jam i vetëdijshëm që e kemi obligim liberalizimin e vizave. Ende nuk kemi në dorë diçka, mirëpo po presim”, ka thënë ai.

Me këtë deklaratë, duket se Haradinaj është dorëzuar nga premtimi i tij se brenda 100 ditshit të punës së tij si kryeministër qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.