LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti kandidon për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje

  23 Dec 2017

Albin Kurti edhe një herë do të garojë për kryetar të Vetëvendosjes, përkundër që Dardan Molliqaj dhe një pjesë e madhe e deputetëve të VV-së kërkuan moskandidimin e Kurtit, si kusht të qëndrimit të tyre në këtë parti.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Pergjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Erzen Vraniqi në rrjetin e tij social duke hequr përfundimisht dilemat rreth kandidimit të Albin Kurtit për të udhëhequr me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkohë, VV para disa ditësh ishte thyer pikërisht për shkak të këtij kushti që kishte vendosur Dardan Molliqaj, dhe një pjesë e deputetëve të kësaj partie, që Albin Kurti mos të kandidoj për kryetar të Vetëendosjes.

Madje, Molliqaj ka paralajmëruar largim nga VV nëse kandidon Albin Kurti.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.