fbpx
LAJMI I FUNDIT: 3 persona të vrarë, shkak zgjedhjet

LAJMI I FUNDIT: 3 persona të vrarë, shkak zgjedhjet

  26 Oct 2017

Tre të vrarë është numri sipas raportit të fundit. Njëri nga të vrarë është aktivist i opozites. Ai u vra nën masa të ashpëra në qytetin e tij.

Qytetarët kenianë votojnë sot nën masa të rrepta të sigurisë përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat janë duke u bojkotuar nga partia kryesore opozitare.

Një burim brenda Policisë së Kenisë bën të ditur se tre persona janë vrarë gjatë protestave.

Sipas këtij burimi, një person u vra në bastionin e opozitës Kisumu County, një tjetër në Homa Bay në perëndim dhe i treti në qytetin Athi pranë kryeqytetit, Nairobi.

Presidenti Uhuru Kenyatta u shpall fitues i zgjedhjeve në gusht, por zgjedhjet po përsëriten sot për shkak të parregullsive.

Kenyatta është duke kërkuar një mandat të dytë. Lideri opozitar Raila Odinga është tërhequr nga gara.