Tre njerëz kanë vdekur pas të shtënave me armë në një shkollë fillore në Kaliforni.
Të shtënat ndodhën në shkollën fillore Rancho Tehama rreth orës 8 të mëngjesit.
Shumë nxënës janë larguar nga skena dhe ende nuk dihet nëse të vrarët janë të rritur apo fëmijë, transmeton Gazeta Express.
Një gjashtë vjeçar u qëllua dy herë dhe një tjetër, mosha e të cilit nuk u bë e ditur, u qëllua në këmbë, thuhet sipas USA Today.
Qëlluesi, mosha dhe emri i të cilit nuk u bënë të ditur, u qëllua në skenë dhe vdiq.