Lajmerohet Abrashi,ky eshte mesazhi i tij!

  20 Nov 2017

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi është i bindur se do të jetë fitues i zgjedhjeve të 19 nëntorit.

Disa orë pas publikimit të një storie televizive ku shihet se është bërë transportimi i qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, Abrashi ka thënë se janë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet.

“Po shohim që ata që bën koalicione të hapura e të fshehta me oligarkë e biznismenë/politikanë vetëm që me çdo kusht të mbesin në pushtet, tash zbulohet edhe se kanë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet. Organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor“, ka thënë ai.

 

Abrashi, tutje ka paralajmëruar se do të kërkohet nga organet kompetente të hetojmë këtë rast deri në fund.

“Ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri”, ka shtuar Abrashi në një status të publikuar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.