Lajmërohen nga Vetëvendosje: Ja çfarë po thonë për rezultatet e zgjedhjeve lokale!

  23 Oct 2017

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka folur për rezultatet e zgjedhjeve lokale, raporton Gazeta Blic.

Haxhiu është shprehur optimiste me rezultatin e arritur të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo madje ka thënë se komuna e Prishtinës tashmë është nën udhëheqjen e tyre.

Përderisa flet për Prishtinën thotë se nuk po arrin t’i kuptojë LDK se si po krekosen për vendin e dytë.

Ndërsa ka theksuar se VV është dyfishuar edhe në Asamblenë Komunale por edhe në këto zgjedhje lokale krahasuar me zgjedhjet lokale në 2013.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Qytetarët e Prishtinës i dhanë krahë Shpendit. Tashmë jemi të parët dhe jemi dyfishuar edhe në Asamblenë Komunale. Do të vazhdojmë me mendje e me zemer për Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Podujevën, Dardanën dhe Kaçanikun.

Jemi në pritje të rezultateve përfundimtare edhe në Vushtrri.

Siç jemi dyfishuar me 11 qershor në nivel qendror, jemi dyfishuar edhe në nivel lokal krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013 sepse gjithkund, zgjedhjet lokale maten me zgjedhjet lokale, siç maten zgjedhjet parlamentare midis tyre.

Nuk e kuptoj krekosjen e subjekteve që kanë shënuar rënie të madhe nga zgjedhjet lokale të vitit 2013…Fakti se krekosen për vendin e dytë në bastionet e tyre të dikurshme, si në Prishtinë, flet më së miri për gjendjen e tyre të përpjekjes për të shpëtuar atë që ju ka mbetur?!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.