fbpx

Lajm katastrofal për vizat!

  19 Dec 2017

Premtimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se Kosovës do t’i hiqen vizat me BE-në në muajin mars të këtij viti pa u miratuar Demarkacioni me Malin e Zi vlerësohet i parealizueshëm. Ekspertët e integrimeve evropiane thonë se edhe po qe se tash kalon Demarkacioni Bashkimit Evropian i nevojiten së paku 6 muaj kohë për ta proceduar një vendim të tillë, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Zotimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se pas tre muajsh (në mars) do të hiqen vizat është i pamundur që të realizohet.
Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve të liberalizimit e të integrimit, të cilët thonë se gjashtë muaj së paku zgjasin vetëm procedurat pasi të merret vendimi për liberalizim.

Ndërkohë, ky nuk është zotimi i parë i Haradinajt se vizat do të hiqen pas tre muajve. Të njëjtin premtim e kishte bërë edhe para se të vinte në pushtet, porse një gjë e tillë nuk është realizuar, shkruan tutje “Zëri”.

Megjithatë, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se çdo ditë që po kalon do të jetë një hap më afër liberalizimit të vizave.