Ditë më parë AAK dega në Klinë kishte firmosur marrëveshjen e koalicionit me VV-në,ndërsa sot ne ora 10:00 u realizua edhe marrëveshja me LDK-në dega në Klinë.
Kryesitë e subjekteve në fjalë (AAK,LDK dhe VV) u zotuan fuqishëm në mbështetje te kandidatit për kryetar të Klinës prof.Dr Zenun Elezaj në zgjedhjet e 19Nëntorit, raporton Botapress.info
Të gjithë përfaqësuesit e këtyre subjekteve u shprehën njëzëri se këto marrëveshje bëhen në frymën e nevojës së ndryshimit të domosdoshëm për qytetarët e Klinës.
Kryetari Elezaj u shprehë”Ky nuk është një koalicion vetëm i opozitës dhe vetëm për opozitën,por alternativa më progresive për qytetarët e Klinës pa dallim”
Në pikat e marrëveshjes u dakorduan të gjithë për funksionalizimin e një shtabi te përbashkët zgjedhor,ekipi për harmonizim të programit,modalitetet e bashkëqeverisjes 4vjeqare dhe qështjet tjera organizative.
Po ashtu u paraqit mundësia edhe e koalicioneve me subjekte tjera si Nisma,AKR dhe PSHDK
Theme : Good News Lite