Lajm i madh për Kosovën! Ja kush u zgjodh në vend të Bolonit

Lajm i madh për Kosovën! Ja kush u zgjodh në vend të Bolonit

  18 Sep 2019

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka emëruar Robert C. O’Brien këshilltar për Siguri Kombëtare.

Një javë pasi e shkarkoi John Boltonin, presidenti Trump përsmes Twitterit ka njoftuar se tashmë e ka zëvendësimin e tij.

Ai ka treguar se e ka emëruar këshilltarin e ri për Siguri Kombëtare, transmeton Gazeta Express.

“Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të mrekullueshme”, ka thënë Trump.

O’Brien mori detyrën në kohën kur Trump po përballet me një numër të sfidave në politikat e jashtme.

Ai do të ketë rol udhëheqës në adresimin e krizave në Venezuelë dhe gjithashtu do të adersojë përpjekjet e Trumpit për denuklearizim të Koresë Veriore.

O’Brien është këshilltari i katërt i emëruar nga Trump për Siguri Kombëtare. Ai ka punuar edhe në administratën e presidentit Barack Obama dhe presidentit George W. Bush.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.