fbpx
Lajm i madh për gjithë veteranët e UÇK-së

Lajm i madh për gjithë veteranët e UÇK-së

  15 Sep 2019

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme është takuar me veteranët me të cilët ka folur për planin e tij për ta luftuar korrupsionin.

Postimi i plotë:

Në takimin tim me veteranët, fola për Planin Kundër Korrupsionit që do vë në jetën në 100 ditët e para si kryeministër dhe u ndala tek çështja e veteranëve të rremë. Kjo është njëra nga pesë shtyllat kryesore të këtij plani që do ta transformojë Kosovën në një vend të sundimit të plotë të ligjit.

U bëra thirrje bashkëluftëtarëve të mi që të angazhohen edhe ata me mua për heqjen e kësaj njolle që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk duhet që të lejojmë që të bëhet tregti për vota me statusin e shenjtë të veteranit të luftës! Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju dëshironi që së bashku t’ua kthejmë në vend uftëtarëve të lirisë nderin e cenuar prej mashtruesve të listave