Lajm i keq për Shpend Ahmetin: Ja cili kandidat po përkrah Arban Abrashin

Kandidati për këshilltar në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ismet Haziri, ka bërë publike se në balotazhin e 19 nëntorit për Prishtinën, ai do ta votojë kandidatin e LDK-së, Arban Abrashin dhe jo Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Metro.

Kandidati i AAK’së për kryetar të kryeqytetit, Arbër Vllahiu, ka arritur të renditet vetëm i pesti në garën për Prishtinën, duke mbledhur 3.27 për qind të votave.

Teksa partitë ende nuk kanë vendosur se kë do ta përkrahin në balotazhin për Prishtinën, Haziri ka treguar se kë e mbështet ai personalisht.

Deri më tani, as AAK, as PDK, dhe as AKR, nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim zyrtar për kandidatin që ata përkrahin në këtë garë.