Lajm i keq per legjenden e formula 1 Michael Schumaher

  08 Oct 2017

Michael Schumacher mbetet një ndër legjendat e gjalla të botës së garave të Formula 1.

Por, rreth pesë vjet më parë, piloti gjerman pësoi një aksident në aplet zvicerane, e cila gjë e bëri që marrë frymë vetëm në mënyrë artificiale.

 

Por, revista e mirënjohur gjermane në një artikull të publikuar së fundi, ka zbardhur edhe një anë jo të mirë të shëndetit të Schumit.

Sipas saj, 48-vjeçari ka humbur 14 centimetra në gjatësinë e trupit, ku nga 1,74 centimetra ka rënë në 1,60.

Gjithashtu raportohet se piloti ka rënë në peshë dhe aktualisht ka vetëm 45 kilogramë.

Schumacher që nga momenti i aksidentit është në gjendje kome, megjithëse disa herë u raportuar për përmirësim të gjendjes shëndetësore.

 

Kujtojmë se ditë më parë gruaja e Schumacherit, Corinna ka vendosur ta dërgojë për shërim gjermanin në SHBA.

Ndryshe, Schumi ka më së shumti tituj të fituar në Formula 1, duke triumfuar në shtatë kampionate.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.