Profesoresha 52 vjeçare Snezhana Troajaçanec është gjetur e vdekur.
Informacionin e ka bë të ditur përmes rrjeteve sociale djali i saj, Filip Trojaçanec.
Ajo u zhduk dje në mëngjes, kur bashkëshorti i saj ka vërejtur se nuk është në shtëpi.
Edhe pse u organizuan ekspeditë kërkimore prej qytetarëve dhe prej policisë, ajo nuk u gjet e gjallë, por e vdekur në ujërat e lumit Vardar.
Sipas familjarëve, profesoresha Trojaçanes ka vuajtur nga depresioni.