fbpx

Lajm fantastik per Azem Sylen!

  02 Dec 2017

Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.

Në mesin e këtyre 18 personave, përveç kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë edhe ish-anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës Azem Syla.

Insajderi kishte siguruar listën e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kishin urdhërarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

Në këtë listë, Azem Sylës dhe Ramush Haradinajt, kanë qenë edhe Shukri Buja, Tomor Morina, Sinan Morina, Fadil Kastrati, Murtez Kastrati, Ardian Duraku, Vitor Zefaj, Besim Vokshi, Mahmut Ukshini, Fadil Syleviqi, Sylë Qeriqi, Qamil Pajaziti, Shpejtim Demiri, Azem Olluri, Muharrem Gashi, Bujar Bobani, Rabit Aliji dhe Faruk Noshaj.