LAJM BOMBE:Shpend Ahmeti tregon se cila parti do të shkoj në koalicion, për ta fituar Prishtinën
Për mue asht e randësishme Prishtina dhe përparimi i saj, s’kam ambicie për qeverisjen qendrore.Rezultati ma i mire i ketyne zgjedhjeve asht se Vetevendosje tash i ka rreth 17 asambleiste, e ma heret i kemi pase vetem 10 edhe ne kete forme jemi bllokue shume.Keto komente i ka ba Shpend Ahmeti, kandidat per kryetar nga Vetevendosje per Prishtinen ne Rrokum Roll.
Ai ka shtue se Vetevendosje asht per bashkepunim, per secilin qe asht i interesuem.“Me ndihmen qe ja kane dhane subjektet e tjera, ka ba qe LDK me ardhe deri te ballotazhi”, ka tha Ahmeti.Simbas tij, Arban Abrashi asht vartes i Isa Mustafes dhe se ai pothuej flet ma shume se Arbani.“Jam i lumtun qe vajzat dhe grate ne listen e Vetevendosjes, kane arrite me hy me vote dhe se kjo ka me na ndihmue mjaft shume, ne Kuvendin Komunal”, ka thane ai.Ai ju ka ba thirrje secilit per me bashkepune vetem per Prishtinen, per nji qeverisje integrale, dhe reforma te thella.“Qeverine Haradinaj e kam mbeshtete per dy gjana, ata qe ka ba per Ligjin e Prishtines dhe per Pallatin e Rinise dhe kjo asht shume mire qe ka ndodh dhe kane me pase gjhithmone perkrahjen time”, ka thane Ahmeti.
Ahmeti ka thane se jane per bashkepunim edhe para zgjedhjeve, por edhe mbas zgjedhjeve.Kryetari aktual dhe kandidati i Vetevendosjes, ka thane se asnjihere ma shume se ne keto zgjedhje nuk ka pase rritje, tue shtue se asht shume optimist per t’ardhmen.Simbas tij, tash po verifikohet cdo detaj se ku ka pase ma shume ngecje per me punue ne t’ardhmen.Ai ne fund ka thane se bashke me te gjithe ata qe e kane votue, asht bashke ne betejen e fundit, tue thane se gajte ballotazhit pret nji fushate te qete dhe demokratike dhe se asht i bindun qe ne fund ka me dale faqebardhe.