Labit nuk ia japin fjalën në Kuvend, ja çka vepron
Deputeti Labinot Tahiri, po ndjehet i vetmuar në Kuvend dhe i lënë anash, pasi nuk ka Grup Parlamentar. Ai, pasi thotë se s’po mund ta marrë fjalën, është skajuar në Kuvend, dhe ka incizuar një video, të cilën e ka postuar në Facbook, në mungesë të fjalës në parlament
Përderisa sot po mbahej vazhdimi i seancës për planin qeverisës, deputeti Tahiri kishte incizuar një video për shkak se, sipas tij, po i jepet fjala shumë pak në Kuvend. Kjo sepse ka mbetur pothuajse i vetëm nga AKR’ja.
Tahiri tregon se sot ka pasur të marrë fjalën për të kërkuar ndihmë për një djalë, që vuan nga Leukemia Akute e që i duhet trajtim jashtë vendit.
Ky është postimi i plotë i deputetit Tahiri:
Live nga Kuvendi!
Ndegjojeni videon qe e bera.!
Nuk kam mundesi ta marr fjalen sa here që dua, sepse kam mbetur si Jetim Deputet i Behgjet Pacollit në Kuvend!
Pra, pa grup parlamentarë, nuk mund ta marr fjalên sa herë që dua…!
Per me shume degjojeni videon!
Deshta te loboj dhe ne parlament, me qellim ta ndihmojm Studentin Forent Hoxha nga Drenasi, qe ne si deputet ta ndihmojme me mjetet tona financiare.
Zoti e baft mire.
LABI – Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.