Labinot Tahiri: Nuk jam vetëm numër në kuvend, kam vlera

  28 Sep 2017

Deputeti i LAA-së, Labinot Tahiri ka thënë se personalisht posedon më shumë vlera, se sa ashtu siç po shihet kohët e fundit –si një numër.

Tahir permes postimit ne facebook  ka  thënë se nuk është vetëm një numër në jetë apo rrethin e shoqërisë, por që posedon më shumë vlera.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

“Nuk e di a ndodh edhe me ju të dashur miq?!

Ata qe ma kishin nevojen deri dje, me thrisnin e me shkruanin për ditë…, kjo vlenë për disa nga bashkpuntorët politik. Sot po ndodhë kunderta, as sms-të nuk i kthejnë, apo edhe as telin nuk ta hapin…!Qudi ë….!A thua, a do të kisha vepruar kështu ndonjeherë me bashkpuntorët politik?!

Si ka qenë ajo fjala popullore?Për nje laknurë, 500 pite me ti humb a si ishte?!

Mirë!Nesër, nëse këta bashkpuntorë nuk do ta kanë mundësinë që të qasen me mua në telefon apo takime, mos të me shajnë mbrapa shpinës por le ti kujtojnë veprimet që i bëjnë me paramendim.

Unë personalisht, i’a çmoj mundin, kohën, kushtimin e kohës ndaj meje, kujdesin e te gjitha çdo njerit, ata të cilët japin mundin për mua. Edhe telefonin ua hapi, edhe sms-të ua kthej?!Të njejtën duhet ta bëjnë për mua, nuk u dashte ta bëjnë vetëm në kohën kur iu duhem apo kur iu deshta unë…!

Le ta di mirë secili, se nuk jam vetëm një numër në jetë apo në rrethin e shoqerisë, unë posedoj me shumë vlera se sa numrat që i shofin njerzit në tabelen e shumezimit. Për mua ka rëndesi mirnjohja. Kurrë nuk do vjen në shprehje për mua paraja apo dhurata para njerzise.

Për këtë do ua tregon koha dhe ju jap besën e Zotit, se do të keni nevojë për mua derisa të vdes.Jo larg, por shumë shpejt.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.