fbpx
Labinot Tahiri e ‘zbulon’ koalicionin e ardhshëm të Qeverisë

Labinot Tahiri e ‘zbulon’ koalicionin e ardhshëm të Qeverisë

  15 Mar 2019

Tahiri ka bërë thirrje që të shikohen sukseset që Pacolli ka sjellur me njohjetTahiri akuzon opozitën për sulm ndaj Pacollit
Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri i ka dalë në mbrojtje shefit të partisë së tij, Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, pasi Kuvendi sot u mblodh për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e politikës së jashtme.

Tahiri ka bërë thirrje që të shikohen sukseset që Pacolli ka sjellur me njohjet.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbaj sot punimet e seancës plenare ku do të diskutohej lidhur me politikën e jashtme të Kosovës. Seanca nuk u mbajt për shkak të mungesës së kabinetit qeveritar por edhe deputetëve nga partitë në pushtet.

Postimi i plotë:

Shumë ??????????????????

Pse seancë e jashtëzakonshme kinse për deshtimin e Ministrise se Jashtme!

Çfarë seance është kjo? Pse nuk flisni për deshtimet e juaja qe 10 vite duke e lanë popullatën pa viza?!

Pse nuk ju kerkoni falje popullatës për deshtimin e liberalizimit, derisa dje ne fushata premtuat se do i realizojme për 6 muaj levizjen e lirë pa viza, ju ishtit në Qeveri!

Çfarë skandale kemi nëpër ministritë tjera dhe nuk mbani seancë te jashtzakonshme?

Pse bash tek Begjet Pacolli?!

A mos ndoshta keni bërë pazare për tu futur në Qeveri me Ramushin, e tani doni me i mshu “Begjetit”se është me i fortë me ministritë, dhe hajt t’ia marrim e të futemi në Qeveri? Ndoshta edhe mund të egzistojë skenari i ardhshëm, që mund të keni biseduar edhe me vet Thaqin, për tu futur në Qeveri, sepse ndoshta u’a ka borgj sidomos Ldk-së, që e keni votuar për President, e sot të ju fus në Qeveri?!

Vet Avdullah Hoti e tha; se mundesi ka që edhe dikush nga opozita të futet në Qeveri nëse vazhdon situata kështu!

Ku po shifni deshtimet e ministrise se jashtme e të Behgjet Pacollit!

Shikoni të dashur qytetarë se, sa lobimet e realizimet e Begjet Pacollit jane berë për t’i sjellur njoheje REPUBLIKËS së KOSOVËS, dhe dikush ka mundesi ti besojë më shumë Daqiqit se Pacollit!

Nuk e keni të lehtë për t’ia dalur kësaj loje!

Labinot Tahiri Deputet i AKR-së

FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISE.