fbpx

Ky zyrtar i larte i PDK-se kërkon nga shteti që ta shpallë Vetëvendosjen ‘organizatë antikushtetuese’

  25 Nov 2017

Zyrtari i Partisë së Kadri Veselit, Gani Koci ka shkuar aq larg, saqë ka kërkuar që Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese.

“Vetëvendosje sfidon shtetin! Shteti duhet të reagojë edhe në forma tjera për të ndaluar veprimet anarkiste e kriminale të kësaj lëvizjeje”, ka shkruar Koci.“Duhet te shpallet organizatë antikushtetuese. Shteti i Kosovës po rrezikohet!”, ka shtuar ai.

Sipas këtij zyrtari të PDK’së që mban edhe pozitën e Zëvendësministrit në Qeverinë e re, ka kërkuar nga Shefi i Shtetit të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të ‘ruajtur’ shtetin.“Presidenti duhet të thërras Këshillin kombëtar të sigurisë urgjentisht për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të institucioneve të shtetit, rendin kushtetues dhe demokracinë!”, ka shtuar ai.