fbpx

Ky skandal mund të fundosë Haki Rugovën

  13 Dec 2017

Kompania MA.con ka ndërtuar objekt shtatë katesh në tokën komunale të Istog. Vëllëzrit e kryetarit Haki Rugova janë pronarë të kësaj kompanie, e kryetari mohon se është aksionar, por të kundërtën e dëshmojnë disa dokumente të siguruara nga Drejtësia në Kosovë ku figuron edhe nënshkrimi i të parit të komunës.

Rugova thotë se po e ruan tokën komunale, pasi kjo është edhe detyrë e tij si kryetar, ndërsa mohon kategorikisht se ai është pjesë e kompanisë që ndërtoi objektin 7 katesh në komunë.

“Drejtësia në Kosovë” ka siguruar dokumente të cilat janë të nënshkruara nga vetë kryetari dhe del që ai është aksionar në MA.con.

Ai madje për gjashtë vjet ka deklaruar se ai ka 15 për qind të aksioneve por tani është penduar për deklarimet e tij.

Në vitin 2004 kryetari bashkë me vëllëzerit e tij e kishte ndërtuar këtë objekt, ndërsa pak para se të vinte në krye të Istogut, ai, taktikisht kishte tërhequr emrin e tij nga kompania.

Haki Rugova është kandidat për të marrë edhe një mandat si kryetar i Istogut, pasi kjo komunë shkoi në rivotim pas rezultatit të kontestuar që doli nga balotazhi i 19 nëntorit.

Në Istog votohet edhe njëherë më 17 dhjetor, ku garojnë Haki Rugova i LDK’së dhe Gani Dreshaj i AAK’së.