Ish gjenerali serb Stevan Gjuroviq në një intervistë për mediat maqedonase kishte rrëfyer gjerësisht për luftën e forcave serbe dhe UÇK-së në Kosovë.
Gjenerali serb zbuloi detajet e luftimeve të ushtrisë dhe policisë në Kosovë kundër UÇK-s, dhe ai u përqëndrua veçanërisht në detajet e vrasjes së Jasharit. Ai zbuloi se spiunët serbë kishin shumë raste për të vrarë komandantin legjendar, Adem Jashari. Madje sipas tij ai mund të kapej edhe i gjallë.
“Ne dërguam një spiun në UÇK, kështu që ne e dinim për çdo hap që Jashari bënte. E dinim se ku po shkonte, çfarë po bënte dhe me kë po takohej. Spiunët nuk ishte e vështirë të gjendeshin, sepse në atë kohë, shumë shqiptarë shiteshin për disa mijëra marka”, – tha Gjuroviq.
Ai shtoi se ata mund të vrisnin Jasharin sa herë dhe kudo që të donin. Të tre spiunët, të cilët punonin kundër tij, ishin të afërmit e tij, thotë ai.
“Para së gjithash, ne ishim ndihmuar nga një ish-ministër shqiptar, i cili gjithashtu pranoi të punonte për ne si spiun. Ne zbuluam detajet më të vogla prej tij, madje edhe kur Jashari kishte mbushur xhepat me para”, rrëfeu ish gjenerali serb.