Albin Kurti është liruar sot nga masa e paraburgimit dhe do të mbrohet në liri, njofton Gazeta Blic.
Pasi është liruar, Kurti ka shkuar në zyrën e Vetëvendosjes, ku edhe është takuar me anëtarët e kësaj partie.
Ndërkaq, Albin Kurti edhe një herë do të garojë për kryetar të Vetëvendosjes, përkundër që Dardan Molliqaj dhe një pjesë e madhe e deputetëve të VV-së kërkuan moskandidimin e Kurtit, si kusht të qëndrimit të tyre në këtë parti.
Ndërkohë, VV para disa ditësh ishte thyer pikërisht për shkak të këtij kushti që kishte vendosur Dardan Molliqaj, dhe një pjesë e deputetëve të kësaj partie, që Albin Kurti mos të kandidoj për kryetar të Vetëvendosjes.
Madje, Molliqaj ka paralajmëruar largim nga VV nëse kandidon Albin Kurti