Ky është veprimi i Kurtit në Gjykatë pas përjashtimit të mëhershëm

  20 Dec 2017

Albin Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit Valdet Gashi.

Në gjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit Valdet Gashi.

Prokurori e pyeti Kurtin se deputetët e opozitës a është e vërtetë se kundërshtuan marrëveshjet për asociacionin dhe asociacionin me gaz lotsjellës.

Kurti nuk iu përgjigj kësaj pyetje, duke thënë se nuk u përgjigjet pyetjeve të prokurorit.

Pastaj filloi deklarimi i Albulena Haxhiut.Kurti bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun po akuzohen për për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.