Ky është vendimi i fundit i SBASHK-ut për kompensimin e orëve

Ky është vendimi i fundit i SBASHK-ut për kompensimin e orëve

  07 Apr 2019

SBASHK-u ripërserit se nuk kompensohen orët.

Nuk do të ketë zëvendësim të orëve, nëse nuk plotësohet kërkesa e SBASHK-ut që është nivelimi i pagave të mësuesve me arsimtarët.

Anëtarët e Komisionit për Arsimit theksuan se do të punojnë në këtë drejtim, por ende nuk e kanë dritën e gjelbër nga Kuvendi se a mund të ndërhyjnë në këtë periudhë kohore në Ligjin e Pagave.

Orët e humbura mësimore nga greva trejavëshe e mësimdhënësve nuk do të zëvendësohen, nëse nuk plotësohet kërkesa e SBASHK-ut për nivelimin e pagave të mësimdhënësve në ciklin fillor me ata të ciklit të mesëm të ulët, raporton RTK.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, vuri në dukje se nëse një gjë e tillë nuk realizohet deri në gjysmën e qershorit të këtij gjysmëvjetori shkollor, mësimdhënësit nuk do të bëjnë kompensimin e orëve mësimore.

Madje, në SBASHK theksojnë se edhe nëse realizohet kjo kërkesë zëvendësimi i orëve mësimore do të bëhet vetëm për një javë.

“Mësimdhënësit do të kompensojnë vetëm një javë dhe vetëm atëherë kur të bëhet barasvlerësimi i mësimdhënësve të ciklit fillor dhe të ciklit të mesëm të ulët…(…cka nëse nuk plotësohet kjo kërkesë. Kjo lenë me nënkuptu që nëse nuk plotësohen këto kërkesa që i kanë paraqitur mësimdhënësit atëherë mbeten që mos të kompensohen fare orët mësimore”, tha ajo.

Inicimin për ndryshim-plotësimin e Ligjit të Pagave të nenit për koeficientet e mësimdhënësve është zotuar se do ta realizojë Komisioni Parlamentar për Arsim. Por, kryetari i këtij Komisioni, Ismajl Kurteshi, theksoi se ende nuk e kanë marrë dritën e gjelbër nga Kuvendi, se a kanë të drejtë të ndërhyhet tani në Ligjin e Pagave apo pas fillimit të zbatimit të tij, që është muaji nëntor i 2019-s. Sipas Kurteshit, kjo çështje do të qartësohet javën tjetër.

“Në momentin që marrim përgjigje definitive dhe ka mundësi të fillohet me procedurën ne jemi të gatshëm që menjëherë ti japim nënshkrimet dhe ta fillojmë procedurën e plotësim ndryshimit të ligjit. Afatet janë deri ën dy muaj por unë besojë që do të angazhohemi se ne si komision do të angazhohemi që këtë afat ta shkurtojmë maksimalisht më së largu 2 – 3 javë deri në një muaj sepse shkon edhe në komisone të tjera dhe krejt kjo punë të kryhet brenda majit apo fillim të qershorit”, tha ai.

Kjo marrëveshje verbale për ndryshim-plotësimin e nenit për pagat e mësimdhënësve në Ligjin e Pagave, u arrit të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Arsim, ku të pranishëm ishin të gjitha aktorët e arsimit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.