Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndodhur një aksident me fatalitet te Parku i Biznesit në Drenas.
Viktima e këtij aksidenti është Xhavit Morina, i njohur si vëllai i këngëtares Linda Morina.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar vetë Linda për Express.
“Në mëngjesin e ditës së sotme, në një aksident ka vdekur vëllai Xhaviti”, tha Linda për Express, derisa nuk mundi t’i ndalte lotët.