Ky është vallëzimi para Gadafit që Haradinaj ja përmendi Kusarit

  07 Dec 2017

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet një debat replikues mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetes së Alternativës së Re, Mimoza Kusari-Lilës.

Ndër të tjera, Haradinaj i përmendi ish kryetares së Gjakovës aftësinë e saj për vallëzim para Gadafit.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në vitin 2011, një delegacion 128-anëtarësh, ishte nisur me mision lobimi në Libi. Kjo ishte e organizuar nga presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pjesë e delegacionit ishte edhe kdeputetja e tashme, Mimoza Kusari-Lila.

Por, atyre nuk iu kishte shkuar në mend se lobimi do të përfundonte me këngë e valle para diktatorit tashmë të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi. Ishte pikërisht Mimoza Kusari ajo që i printe valles.

https://youtu.be/zKpMalt4Mc8

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.