fbpx

Ky eshte shpikesi i Bitcoin!

  14 Dec 2017

Njeriu misterioz i njohur si Satoshi Nakamoto, i cili besohet të jetë shpikësi i Bitcoin, mund të bëhet personi më i pasur në planet, përpara miliarderëve Bill Gates dhe Jeff Bezos, sipas listës të revistës “Forbes”, shkruan Telegrafi.

Me rritjen e vazhdueshme të çmimit të kriptovalutave, mund ta kthejë Nakamoton në trilionerin e parë në botë.

 

Çmimi i Bitcoin për këtë vit është rritur për 1,800 për qind. Javën e kaluar për herë të parë vlera e Bitcoin kaloi mbi 19 mijë dollarë. Me një vlerë të tregut prej 280 miliardë dollarësh, kriptovaluta sot tregtohet 16,500 dollarë.

Sipas raporteve të mediave, Nakamoto besohet të ka mbi një milion Bitcoin dhe ai kurrë nuk e ka shpenzuar asnjë monedhë të vetme.

Identiteti i Satoshi Nakamoto, një pseudonim për autorin e letrës kërkimore që konceptonte Bitcoin rreth nëntë vite parë, mbetet një mister, deri më sot askush nuk e di se kush është ai. Emri i tij shfaqet në dokumentin origjinal i cili propozoi një sistem elektronik të parasë së gatshme.

Ka patur të paktën katër persona që janë emëruar si Satoshi Nakamoto. Tre vjet më parë, “Newsweek” tha se një 64-vjeçar japonez që jetonte në Kaliforni me emrin Dorian Satoshi Nakamoto mund të ishte prapa Bitcoin, por ai e kishte mohuar raportin.

Në vitin 2016, një ndërmarrës australian, Craig Wright, pretendoi se ai ishte themeluesi, por ai gjithashtu u thirr në dyshim.

Muajin e kaluar, miliarderi Elon Musk mohoi thashethemet se ai ishte shpikësi misterioz i Bitcoin. Një ish-praktikant në hapësirën kozmike ‘SpaceX’ të Muskut ka sugjeruar që “Ndoshta Satoshi është Eloni” për shkak të njohurive që ai ka për ekonominë dhe kriptografinëP