Ky është personi që shkaktoi reagimin e Haradinajt gjatë protestës

  03 Nov 2017

Ne protestën e familjarëve të të dënuarve dje në Shkup në rastin e njohur si “Grupi i Kumanovës”, janë përfshirë edhe disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me t’u kthyer nga lagjja “Arbëria” ku protestuesit kërkuan të shkonin tek Ambasada e Maqedonisë, por nuk u lejuan nga policia, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës doli kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ai derisa ishte duke folur me familjarët e të dënuarve, ku ju tha se do të kërkojnë hetim ndërkombëtar, aktivisti i Vetëvendosjes, Veron Hasani, e provokoi rëndë Haradinajn.

“Pse i qite policinë?”, ishte pyetja e parë provokuese e Hasanit drejtuar Haradinajt, por që ky i fundit nuk ju përgjigj.

“A po merresh hala me sporte të rona”, ishte pyetja tjetër e Hasanit që e nxiti Haradinajn të reagojë.

“Dil bre ta shoh ftyrën. Sa vjet i ki… Nëse je i sporteve të rona, puna e mar të koftë se nuk e ka nalë kërkush konin”, i është përgjigjur Haradinaj atij.

Më pas, shefi i ekzekutivit e ka caktuar ditë e hënë për takim me anëtarët e familjarëve për të diskutuar më hollësisht.

Të kujtojmë se Veron Hasani ka qenë edhe kandidat për asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Po ashtu ai ka qenë edhe i arrestuar në vitin 2015, pak ditë para protestës së 28 Nëntorit. /lajmi.net/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.