Ky është personi që ka humbur jetën sot në aksidentin në Shtuticë të Drenasit
Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën Skenderaj-Drenas.
Aksidenti i sotëm ka qenë fatal për Luan Rexhepin nga fshati Shtuticë e Drenasit, kjo pasi 42 vjeçari është goditur për vdekje nga një furgon.
Siç mësohet nga disa burime i ndjeri ishte duke punuar në Al Trade, ai ka lënë pas gruan me tri vajza dhe një djalë.