Milaim Zeka gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me fyerje ndaj medieve dhe gazetarëve.
Përveç kësaj ai e ka akuzuar edhe drejtorin e Valas, Agron Mustafa për siç thotë zbulimin e mesazheve shantazhuese që Zeka i kishte bërë ndaj tij.
“Unë qohna flas këtu për një person nesër dalim ma fusin një kunxh portalet. Kjo është problemi, ne smundemi si deputet me u tutë prej turlifar kunxhaxhiu të rrugëve. Prej turlifar gazetari rrugaq ose prej drejtorit të Valës që e qon mesazhin tim privat ja jep një portali e thotë që kqyr çka më shkrun Milaim Zeka mu privatisht”, tha ai në seancën e Kuvendit.
Milaim Zeka, kishte dorëzuar një projekt në PTK. Donte mbi 50 mijë euro donacion në emër të gazetarisë.
Por, pas refuzimit të projektit, ai e kishte zhantazhuar drejtorin Agron Mustafa duke i thënë se nëse nuk i jep para, do të shkruante për të. Zeka, i kishte thënë Mustafës së “plotë skandale ia kishte fshehur” hatri i Kadri Veselit.
Zeka po ashtu është duke u hetuar nga Prokuroair Speciale, për krim të organizuar dhe mashtrim.