Ky eshte personi qe goditi per vdekje 15 vjeqaren!

  16 Dec 2017

Pas aksidentit në fshatin Terrnavc, magjistralja Mitrovicë – Skenderaj, ku humbi jetën një vajzë 15-vjeçare dhe një tjetër u lëndua, Policia e Kosovës ka arrestuar F.L. 36 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:14, përderisa Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin F.L., 36 vjeç, të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Sot, me datën 15.12.2017 rreth orës 10:44 është raportuar një aksident trafiku me fatalitet. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Terrnavc, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet i udhëtarëve dhe dy këmbësore”, thuhet në komunikatë.

“Si pasojë e aksidentit, pas lëndimeve të marra këmbësorja e moshës 15-vjeçare, gjinia (F) ka ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta ka pësuar edhe këmbësorja tjetër e moshës 15-vjeçare gjinia (F), në vendngjarje përveç njësisë së hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor ka qenë edhe Prokurori i Shtetit. Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit F.L., 36-vjeçar, nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor”, njofton Policia.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.